HomeBotaTrump ndërron papritur Air Force One pas largimit nga Turqia: Jam objektivi...

Trump ndërron papritur Air Force One pas largimit nga Turqia: Jam objektivi numër një në listën e vdekjeve të Iranit

Advertismentspot_img

Presidenti amerikan Donald Trump u largua papritur nga Turqia me një Air Force One më të vjetër, duke lënë mënjanë avionin e ri të dhuruar nga Katari, i cili kishte kryer fluturimin e tij të parë ndërkombëtar drejt samitit të NATO-s. Megjithatë, më vonë ai hipi në avionin e ri në Britani për udhëtimin e kthimit drejt Uashingtonit.

Sipas mediave të huaja, ndryshimi i papritur i avionit ndodhi në një kohë tensionesh të larta me Iranin, vend që kufizohet me Turqinë, ndërsa prej muajsh avioni i ri është shoqëruar me debate për sigurinë dhe kostot e përshtatjes së tij.

Trump shpjegoi në Truth Social se kishte zgjedhur të fluturonte nga Ankaraja drejt bazës RAF Mildenhall në Britani me Air Force One-in e vjetër “për ditët e mira të vjetra”, ndërsa avioni i ri do të ndalonte në bazën ushtarake për t’u vizituar nga trupat amerikane të dislokuara atje.

I pyetur nëse vendimi për të ndërruar avion ishte lidhur me një kërcënim për jetën e tij, Trump nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por pranoi rrezikun.

“Unë jam objektivi numër një në listën e vdekjeve të Iranit. Nuk e di. Nuk mund t’ju them, por me të vërtetë nuk më intereson”, deklaroi presidenti amerikan.

Avioni i ri presidencial është një Boeing 747 i dhuruar nga Katari dhe i modifikuar nga kompania L3Harris Technologies. Ai është pajisur me ngjyrat e zgjedhura nga Trump, por ka nxitur polemika për shkak të shqetësimeve mbi nivelin e sigurisë. Ekspertët kanë kërkuar sisteme më të avancuara komunikimi dhe mbrojtjeje nga raketat, ndërsa ligjvënësit demokratë kanë vlerësuar se kostoja e përshtatjes së tij ka kaluar 1 miliard dollarë.

Ndërkohë, Boeing vijon punën për dy avionët e rinj Air Force One të porositur nga qeveria amerikane në vitin 2018, por projekti është katër vite me vonesë dhe dorëzimi nuk pritet përpara mesit të vitit 2028. Kjo do të thotë se avionët e rinj presidencialë të prodhuar në SHBA mund të mos hyjnë në shërbim para përfundimit të mandatit të Trump në janar 2029.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular