HomeKronikePunësuan në mënyrë të paligjshme si agjent të AMP-së Mustafa Sheqerin, dënohen...

Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent të AMP-së Mustafa Sheqerin, dënohen dy ish-zyrtarët

Advertismentspot_img

Gjykata e Tiranës ka dënuar me nga 9 muaj burg dy ish-zyrtarët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP-së.

Artjol Saliasi dhe Gëzim Sala u shpallën fajtorë për shpërdorim detyre pas zbulimit se kishin punësuar Mustafa Sheqerin në AMP në shkelje të ligjit.

Drejtori i komanduar dhe shefi i financës janë dënuar me nga 9 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi është ulur me 1/3, duke zbritur në 6 muaj heqje lirie.

Megjithatë, gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me burg dhe konvertimin e tij në 1 vit shërbim prove.

Punësimi në mënyrë të paligjshme si agjent i AMP-së, i Mustafa Sheqerit u zbulua pas ngjarjes së

Në rrethrrotullimin e Rinasit, një automjet i zuri pritë mjetit ku po udhëtonte Mustafa Sheqeri dhe Gilmando Dani. Tre persona dolën prej mjetit dhe qëlluan me breshëri plumbash.

Gilmando Dani ishte pasagjer, si pasojë e të shtënave humbi jetën në vend. Autorët dyshohet se u larguar në drejtim të Fushë Krujës ku vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur prej tyre u gjet e djegur në fshatin Halil.

Gilmando Dani njihej si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Ai u dënua me 12 vite burg për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa u lirua nga qelia në tetor të vitit 2024.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular