HomeKronikeI moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt...

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak vetëm pak çaste pasi ka hyrë në ujërat e liqenit të Ohrit.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ekipi mjekësor, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë kryer manovrat e reanimimit në përpjekje për ta shpëtuar.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për disa minuta, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ky është rasti i parë me humbje jete i regjistruar për këtë sezon veror në liqenin e Ohrit në Pogradec.

Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet që shkaku i vdekjes të ketë qenë një arrest kardiak, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Policia ka nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular