HomeKultureThe Odyssey mbledh 650 mln dollarë, po thyhen çdo rekord shikueshmërie në...

The Odyssey mbledh 650 mln dollarë, po thyhen çdo rekord shikueshmërie në botë

Advertismentspot_img

Rikthimi në ekranin e kinemasë i poemës së Homerit, po shndërrohet disa ditës në suksesin më të madh në karrierën e regjisorit Christopher Nolan. Nëse filmit të vitit 2023, fitues i shumë çmimeve Oscar, “Oppenheimer” të Nolan, iu deshën 595 ditë për të grumbulluar 330 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara, Odisesë po i mjaftojnë vetëm 13 ditë për ta tejkaluar këtë rezultat. Ekranizimi i veprës së Homerit pritet të tejkalojë edhe “The Dark Knight Rises” të vitit 2012 që mban rekordin pasi arkëtoi 1.08 miliardë dollarë, dhe “The Dark Knight” i vitit 2008 me 1.06 miliardë dollarë të gjeneruara. Që nga premiera e 16 Korrikut, filmi me protagonist Matt Damon ka arkëtuar në të gjithë botën mbi 650 mln dollarë kundrejt buxhetit të prodhimit prej 250 milionë dollarësh, shtuar dhe 125 milionë dollarë buxhet për marketingun. Dominimi i Odisesë në Box Office është i pakrahasueshëm me ndonjë film tjetër të vitit 2026, ndërsa shifrat protet të rriten marrë parasysh kërkesën e lartë për bileta dhe faktin se filminuk ka nisur ende të shfaqet në Kinë. Shumë prej dashamirësve të mitologjisë greke po nxitojnë për të siguruar një vend në sallat e pakta IMAX për të përjetuar eksperiencën e plotë të filmit të parë që xhirohet i tërë me teknologjinë IMAX. Në këto kinema rezervimet janë të hapura deri në Shtator.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular