HomeSportVIDEO/“Je një legjendë”, Mirlind Daku largohet në lot drejt ekipit ku e...

VIDEO/“Je një legjendë”, Mirlind Daku largohet në lot drejt ekipit ku e urrejnë tifozët: Faleminderit rusëve që më bënë të ndjehem në shtëpi

Advertismentspot_img

Mirlind Daku i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Rubin Kazan, pasi tashmë do të bëhet pjesë e ekipit të Spartakut të Moskës që ka paguar 11 milionë euro për kartonin e tij

Në fund të ndeshjes ndaj Akron, Daku shpërtheu në lot në fushë teksa u përshëndet me tifozët, ndërsa shokët e skuadrës e mbanin në krah. Më pas, klubi publikoi video edhe nga dhomat e zhveshjeve ku fillimisht ishte trajneri Frank Artiga ai që foli për sulmuesin shqiptar.

“Je një legjendë e Rubin. Ke ccuar skuadrën në një nivel tjetër. Tani të gjithë thonë se Rubin është në gjendje që të luftojë për një prej 5 vendeve të para”, tha ai për Dakun, mes duartrokitjeve të ekipit, ndërsa sulmuesi ishte dukshëm i emocionuar, duke folur para lojtarëve të tjerë.

“Faleminderit shumë për tre sezonet që kaluam së bashku. Unë vija nga një ligë që nuk ishte aq e fortë sa kjo. Faleminderit të gjithë rusëve që na bënë ne të huajve të ndihemi si në shtëpi. Nuk di çfarë të them. Faleminderit. Kjo është e vështirë për mua. Është pjesë e jetës. Është e rëndësishme të ruajmë marrëdhënien tonë. Faleminderit përsëri,” përfundoi ai fjalët e tij.

SHIH VIDEON

Spartak Moskë vendosi të blejë lojtarin edhe pse ka kundër tifozët e ekipit, të cilët nuk duan futbollistë shqiptarë në radhët e tyre.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular