HomeAktualitetZi në familjen e Behar Merës, aktori dje përcolli për në banesën...

Zi në familjen e Behar Merës, aktori dje përcolli për në banesën e fundit vëllain. Sot dhe nesër presin ngushëllime, ja oraret

Advertismentspot_img

Lajm i trishtë për aktorin e njohur të humorit, Behar Mera!

Vëllai i tij, Masar Muharrem Mera, është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare. Vetë aktori ka ndarë lajmin e trishtë në rrjetet sociale.

Ceremonia e varrimit eshte mbajtur ditën e djeshme, në orën 15:00, në fshatin Krajkë të Dibës. Ngushëllime familjes dhe të afërmve!

Behar Mera, i pikëlluar shkruan se i vëllai do të jetojë përgjithmonë në zemrën e tij.

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të vëllait tonë të dashur

Masar Muharrem Mera

23.08.1969 – 04.08.2026

Do të jetosh përgjithmonë në zemrat tona.

Qoftë i xhenetit”, thuhet në njoftim.

Masar Muharrem Mera u përcoll te marten në orën 15:00 për në banesën e fundit. Ceremonia e varrimit u mbajt në fshatin Krajkë të Dibës.

PRITJET

Pritja do të bëhet pranë Funeral Home HERRI, ditën e martë, më 04.08.2026, deri në orën 13:00.

Në orën 13:00 do të niset kortezhi drejt fshatit Krajkë, Dibër, ku ceremonia e varrimit do të zhvillohet në orën 15:00.

Pritjet për ngushëllime do të vijojnë:

* E mërkurë, 05.08.2026: 10:00–13:00 dhe 16:00–20:00.

* E enjte, 06.08.2026: 10:00–13:00 dhe 16:00–20:00.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular