HomeAktualitetE akuzoi se përdorte gjoksin për të marrë atë që donte, shoferja...

E akuzoi se përdorte gjoksin për të marrë atë që donte, shoferja e kamionit fiton mbi 19 mijë paund pas betejës ligjore me kolegen

Advertismentspot_img

Një shoferе kamioni në Britani ka fituar një dëmshpërblim prej 19,042 paundësh, pasi një kolege e saj e kishte akuzuar për përdorim të pamjes fizike dhe favoreve seksuale për të përfituar në vendin e punës.

Charlotte Brooks, e cila punonte si shoferе HGV pranë kompanisë Co-op, pretendoi se komentet e koleges Kerry Dawson ishin pjesë e një sjelljeje që ajo e përjetoi si ngacmim dhe bullizim për rreth dy vjet, shkruan The Sun.

Çështja përfundoi në një gjykatë pune në Exeter, Devon, ku u shqyrtuan pretendimet për ngacmim seksual dhe diskriminim të drejtpërdrejtë për shkak të seksit.

Sipas dëshmive të paraqitura në proces, Dawson kishte bërë komente fyese për Brooks gjatë periudhës kur të dyja ishin në trajnim për drejtimin e mjeteve të tonazhit të rëndë. Në një tjetër rast, në vitin 2024, Brooks kishte marrë edhe një mesazh zanor me përmbajtje denigruese për pamjen e saj fizike.

Co-op kishte hetuar rastin dhe fillimisht e kishte pushuar nga puna Dawson, e cila më pas apeloi vendimin. Apeli çoi në zëvendësimin e pushimit nga puna me një paralajmërim me shkrim.

Kthimi i koleges në vendin e punës ndikoi rëndë te Brooks, e cila deklaroi se u ndje e shqetësuar dhe e stresuar dhe mori leje nga puna për shkak të gjendjes së saj emocionale.

Gjykatësja e punës, Paula Volkmer, arriti në përfundimin se komentet e bëra ndaj Brooks përbënin ngacmim seksual. Sipas saj, procesi i apelimit nuk kishte marrë mjaftueshëm parasysh seriozitetin e sjelljes dhe ndikimin që ajo kishte pasur te punonjësja.

Gjykatësja vlerësoi gjithashtu se në trajtimin e çështjes kishte pasur një tendencë për të minimizuar natyrën seksuale të ngacmimit.

Në përfundim, Brooks u akordua me 19,042 paundë dëmshpërblim pas padisë së ngritur ndaj Co-op.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular