HomeAktualitetEMRAT/Katër të plagosurit në Porto Palermo nisen drejt Tiranës, një prej tyre...

EMRAT/Katër të plagosurit në Porto Palermo nisen drejt Tiranës, një prej tyre me 50% të trupit të djegur (DËSHMIA e tij)

Advertismentspot_img

HIMARË – Katër personat pësuan djegie pasi benzina në pjesën e motorit dhe në serbator dyshohet se mori flakë gjatë punimeve

Për shkak të gjendjes së tyre, të plagosurit janë transportuar fillimisht në Vlorë dhe pas ndihmës së parë janë nisur në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Të plagosurit janë: Mateo Merdanaj, Aleks Doda, Xhemal Ismailaj dhe Ardinant Qaziu.

Sipas të dhënave paraprake, njëri prej personave dyshohet se po konsumonte cigare në momentin kur benzina mori flakë, duke shkaktuar zjarrin. Të katër të dëmtuarit u transportuan fillimisht në spitalin e Himarës. Njëri prej tyre raportohet se ka pësuar djegie në rreth 50% të trupit, ndërsa një tjetër ka marrë djegie edhe më të rënda.

Një prej të plagosurve, Xhemal Ismaili, i cili ka pësuar djegie në rreth 50% të trupit, ka treguar momentet e para të ngjarjes teksa po futej në autoambulancë për t’u transportuar drejt Tiranës.
Ismaili tha se në momentin e shpërthimit ndodhej së bashku me katër persona të tjerë pranë gomones, ndërsa benzina që kishte rrjedhur gjatë punimeve në motor është përfshirë papritur nga flakët.

Sipas dëshmisë së tij, shpërthimi ka qenë i menjëhershëm, duke shkaktuar djegie të rënda tek ai dhe personat e tjerë që ndodheshin pranë.
I plagosuri është transportuar me autoambulancë drejt Tiranës, ku do të marrë një trajtim më të specializuar për shkak të dëmtimeve të marra.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit dhe shkakun e shpërthimit në Porto Palermo.

Ngjarja në Porto Palermo vjen një ditë pas zjarrit të rënë në një hotel në Vlorë, ku gjashtë persona mbetën të plagosur, ku dy prej të plagosurve nga zjarri në hotel vijojnë të jenë në gjendje të rëndë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular