Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Manzë, i ndodhur katër ditë më parë më 19 gusht. Mësohet se ka ndërruar jetë edhe 16-vjeçari, Klevis Dervishi i cili ndodhej në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.

Nga aksidenti i rëndë humbën jetën edhe Kleo Vrioni, 25 vjeç, drejtuesi i automjetit, Sara Brugentelli, 26 vjeçe dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç.
Ndërkohë i plagosur është edhe Rejsi Vrijoni, 25 vjeç.

Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli, janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur gjatë natës se 19 gushtit në Manzë të Durrësit.
25-vjeçari shqiptar dhe bashkëshortja e tij italiane 26 vjeçe ishin martuar vetëm pak ditë më parë dhe ndodheshin në Shqipëri për pushime.
Çifti ndodhej në automjetin tip BMw kur dyshohet se Vrioni humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një strukturë betoni. Përplasja rezultoi fatale për të dy, ndërsa jetën humbi edhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri. Ndërsa Klevis Dervishi ndërroi jete pas disa ditesh ne spital.
Aksidenti
Aksidenti ndodhi rreth orës 02:22 të 19 gushtit në rrugën dytësore në Manzë. Automjeti me të cilin udhëtonin pesë personat ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë betoni. Si pasojë e përplasjes, tre persona humbën jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.







