HomeAktualitetStuhia "godet" Elbasanin, përmbyten rrugët dhe bllokohet qarkullimi

Stuhia “godet” Elbasanin, përmbyten rrugët dhe bllokohet qarkullimi

Advertismentspot_img

 Një stuhi e shoqëruar me reshje të dendura shiu ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe disa zona të qarkut, duke shkaktuar grumbullime uji dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Reshjet intensive kanë sjellë përmbytje të përkohshme në disa prej rrugëve të qytetit. Në zona të caktuara, uji ka mbuluar edhe trotuaret, ndërsa niveli i lartë i ujit ka rrezikuar edhe disa njësi tregtare.

Vërshimi i ujit në rrugë ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa segmente rrugore. Problematika janë raportuar edhe në disa akse rrugore kombëtare që lidhin Elbasanin me qytete të tjera.

Reshjet kanë shkaktuar vërshime uji, ndërsa në disa segmente është raportuar edhe rënie inertesh, duke vështirësuar qarkullimin.

Situata vijon të monitorohet, ndërsa drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në rrugët e prekura nga reshjet.

Problematika janë regjistruar edhe në Qerret apo Roskovec. Në aksin rrugor Vidhisht-Roskovec, stuhia ka shkaktuar edhe thyerjen e disa pemëve, të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular