HomeKronikeAgjenti imobiliar u siguronte shqiptarëve banesa për kultivim kanabisi, dënohet me mbi...

Agjenti imobiliar u siguronte shqiptarëve banesa për kultivim kanabisi, dënohet me mbi 8 vite burg

Advertismentspot_img

Pesë persona janë dënuar me më shumë se 14 vite burg në total nga Gjykata e Luton Crown, pas zbulimit të një rrjeti të organizuar që përdorte banesa për kultivimin e kanabisit.

Në qendër të rrjetit ishte Sarfraz Farooq, 46 vjeç, drejtor i agjencisë imobiliare “Condor Estates”, i cili u dënua me 8 vite e 4 muaj burg. Ai përdorte biznesin e tij për të siguruar prona që më pas shndërroheshin në ambiente për kultivimin e kanabisit, ndërsa dyshohet se përdorte edhe kontrata të falsifikuara qiraje.

Gjatë kontrolleve të kryera në vitin 2024 në 20 prona, 19 prej tyre në Luton dhe një në Milton Keynes, policia zbuloi ambiente për kultivimin e kanabisit në 19 banesa. Në total u sekuestruan rreth 2 mijë bimë kanabisi, me një vlerë të përllogaritur deri në 800 mijë paund. Sipas autoriteteve, prodhimi mund të kishte gjeneruar më shumë se 2 milionë paund në treg brenda një viti.

Në rrjet ishte i përfshirë edhe shqiptari Uan Gogu, 42 vjeç, i cili kishte rol në ngritjen e ambienteve të kultivimit dhe instalimin e pajisjeve hidroponike. Ai u dënua me 6 vite e 6 muaj burg.

Po ashtu, Zohaib Riaz Ali, 33 vjeç, u dënua me katër muaj burgim të pezulluar për 12 muaj, ndërsa shqiptari Glentjan Sefaj, 29 vjeç, mori tetë muaj burgim të pezulluar për 18 muaj për përfshirjen në komplot.

Mohammed Farooq, 76 vjeç, u dënua me nëntë muaj burgim të pezulluar për 12 muaj për rolin e tij në pastrimin e parave.

Hetimi, i zhvilluar nga ekipi “Operation Costello” i policisë, zbuloi gjithashtu ndërhyrje të paligjshme në matësit e energjisë elektrike. Si pasojë, në tre prej pronave shpërthyen zjarre.

Autoritetet britanike thanë se operacioni synonte goditjen e të gjithë zinxhirit të krimit të organizuar, nga sigurimi i pronave dhe falsifikimi i dokumenteve, te furnizimi me pajisje dhe mirëmbajtja e ambienteve të kultivimit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular