jyqtarët e Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni, Valbon Çekrezi dhe Gent Shala janë futur në Dhomë Këshillimi për të shqyrtuar çështjen e Erion Veliajt. Seanca mbahet që Gjykata e Lartë të shqyrtojë edhe një herë masën e sigurisë së kryebashkiakut të Tiranës. Në orën 10:00 është parashikuar në GJKKO seanca në themel. Për shkak të bojkotit të avokatëve, parashikohet që seanca atje do të shtyhet.







