HomeAktualitetKadri Veseli shpallet fajtor, dënohet me 18 vite burg! Ja akuzat ndaj...

Kadri Veseli shpallet fajtor, dënohet me 18 vite burg! Ja akuzat ndaj tij

Advertismentspot_img

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Trupi gjykues e shpalli Veselin fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Gjykatësi Charles Smith ka thënë se pas shqyrtimit të të gjitha provave Veseli është shpallur fajtor për “arrestim dhe ndalim të paligjshëm dhe arbitrar kryer kundër së paku kundër 385 personave. Për krim lufte kryer kundër 49 personave, torturë kryer kundër së paku 303 personave dhe vrasje të paligjshme si krim lufte kryer kundër së pak 96 personave”.

“10 vjet burgim për arrestim dhe ndalim të paligjshëm, 3 vjet burgim për krime lufte keqtrajtimi njerëzor dhe 13 vjet burgim për krimin e luftës torturës, 6 vjet burgim për vrasje të paligjshme”, lexoi gjykatesi, i cili me pas tha se vendimi i njëhësuar e denon ate me 18 vite heqje lirie.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular