HomeKronikeFalsifikimi i dokumenteve të pronësisë në Seman, arrestohet ish-kreu i Kadastrës, Ertis...

Falsifikimi i dokumenteve të pronësisë në Seman, arrestohet ish-kreu i Kadastrës, Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko

Advertismentspot_img

Ish-kreu i Kadastrës Fier, Ertis Shehu, dhe biznesmeni i ndërtimit, Kastriot Hasko, janë arrestuar nga Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Fierit, në kuadër të hetimeve për një rast të dyshuar të falsifikimit të dokumenteve të pronësisë në Seman.

Shehu dhe Hasko kanë qenë prej muajsh nën hetim nga Prokuroria e Fierit, ndërsa urdhër-arrestet janë ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë.

Rasti i dyshuar i falsifikimit të dokumenteve të pronësisë në Seman është zbuluar në fund të vitit 2024, rreth dy muaj pasi drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, kishte marrë detyrën.

Sipas burimeve, parregullsitë janë konstatuar gjatë një kontrolli administrativ të kryer në atë periudhë. Çështja është referuar në atë kohë në SPAK, ndërsa ende nuk dihet nëse Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim lidhur me kallëzimin.

Paralelisht, rasti është hetuar nga Prokuroria e Fierit, e cila ka kryer për muaj me radhë verifikime lidhur me dokumentacionin e pronësisë në Seman.

Pas hetimeve, Prokuroria e Fierit ka konkluduar me lëshimin e urdhër-arresteve për ish-kreun e Kadastrës Fier, Ertis Shehu, dhe biznesmenin Kastriot Hasko.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular