Moti gjatë ditës së somte do të vijojë të jetë i qëndrueshëm në të gjithë vendin, kryesisht të kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare.
Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të shfaqen kryesisht nga mesdita deri në orët e pasdites, më të theksuara në relievet malore. Ato mund të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta, në formën e pikave, kryesisht gjatë mesditës.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga jugperëndimi-veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 12 m/s.
Në det pritet valëzim i forcës 1-3 ballë.







