HomeAktualitetShkrumbohet lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, dyshohet për zjarrvënie...

Shkrumbohet lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Advertismentspot_img

Një lokal në zonën e Nea Jonias, në Athinë, është përfshirë nga flakët gjatë orëve të fundit, duke u shkatërruar pothuajse tërësisht. Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale edhe në tre banesa që ndodhen mbi ambientin.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë përcaktuar, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Policia dyshon se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Lokali është i njëjti ambient ku më 22 shkurt 2023 u ekzekutua me armë zjarri 37-vjeçari shqiptar Pëllumb Islami.

Autoritetet greke nuk kanë deklaruar deri tani nëse zjarri i sotëm ka ndonjë lidhje me vrasjen e Pëllumb Islamit. Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një incident të rastësishëm apo për një akt të qëllimshëm.

Policia greke dhe ekipet hetimore po mbledhin prova në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe rrethanat e plota të incidentit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular