HomeSportIsh-sulmuesi i njohur i Kombëtares nuk e mbështet Maran, këshillon Brojën: Largohu!...

Ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares nuk e mbështet Maran, këshillon Brojën: Largohu! Jam kundër që…

Advertismentspot_img

Armando Broja nuk u ftua nga Kombëtarja e Shqipërisë. Altin Rraklli ka kritikuar këtë zgjedhje të trajnerit Rolando Maran.

Ish-sulmuesi i Kombëtares u shpreh për “Mega Sport” se Broja duhet të ftohej. Ndërkohë këshilla e tij për Brojën është që të largohet nga Anglia.

“Për Brojën jam kundër, që të mos grumbullohej fare. Nëse është fizikisht mirë. Broja ka ardhur koha që të ndryshojë vend, të lëvizë nga Anglia dhe të shkojë në kampionat tjetër europian. Ka kampionate në Europë, përveç Anglisë, që janë shumë të fortë dhe do ta ndihmonin atë sepse nuk po gjen vend në Angli. Në çdo kampionat europian, Gjermani, Itali dhe Francë. Nuk po flasim Spanjë dhe Angli që janë elita, por në kampionatet e dyta luan në çdo skuadër se i ka aftësitë. Ai po lëviz në shumë skuadra në Angli dhe nuk po gjen rehat. Ndoshta ka ardhur koha për këtë hap, që të lëvizë. Ai është lojtar me kualitete të jashtëzakonshme dhe ekipi ynë ka nevojë.

Ka lidhje me karakterin, jo me pozicionin. Nga afër nuk e njoh Brojën që të them. Ekonomi tregu, çdo njeri kujdeset vet, ka menaxherin dhe familjen e tij dhe vendos vetë në fund fare. Nuk të detyron njeri të ndryshosh vend. Ai ka ndryshuar shumë dhe nuk është gjë e mirë për çdo lojtar. Të ndryshosh 4-5 skuadra në dy vite, sa ka ndërruar ai, nuk është gjë e mirë për çdo lojtar dhe jo vetëm për Brojën. Ai aftësinë dhe kualitetin e ka padiskutim. Duhet të bëjë zgjedhjet e duhura. Këshilla ime më e mirë është që të ndryshojë kampionat.

Në momentin që ke kaq shumë dëmtime, është dhe punë psikologjike pastaj. E ke në psikologji thellë, frikën e dëmtimit. Në momentin që ndryshon ambient, mund të kalojë me kohë. Aktivizohesh, merr minutat e tua. Shënon golin e parë, të dytë, në momentin që del nga kjo krizë, ai do të shkëlqejë prapë me gola kudo që të shkojë. Ashtu i duhet edhe Kombëtares që ta marrë. Në këtë moment që është, jam i mendimit që duhet të thirret në Kombëtare. Ndoshta të mos aktivizohet, por të thirret. Talent i tillë, me kualitet të jashtëzakonshëm, dhe në ditë të vështira i jep ndjesinë që ne do mbështetemi te ti”, u shpreh Rraklli.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular