Dua Lipa ka treguar sërish lidhjen e saj me rrënjët dhe traditat shqiptare. Këngëtarja me famë botërore ka qenë e pranishme në një dasmë në Pejë, ku ka shijuar atmosferën festive së bashku me familjarë dhe miq.
Edhe pse Dua ka zgjedhur të mos ndajë ende pamje nga eventi në profilet e saj në rrjetet sociale, prania e saj është vënë re nga të pranishmit. Në disa pamje të publikuara online, këngëtarja shihet në sfondin e festimeve, ku bie në sy edhe flamuri kombëtar shqiptar.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale, Dua Lipa shihet duke festuar dhe kërcyer së bashku me babain e saj, Dukagjin Lipën.
Në një prej momenteve festive, Dua shfaqet duke kërcyer me nga një gotë të vendosur mbi kokë, duke iu bashkuar atmosferës së dasmës dhe traditave të festimit shqiptar.








