Politologu Ardit Gjinali zhvilloi një bisedë në emisionin e mëngjesi, Report TV mbi zhvillime të ndryshme gjeopolitike ndërkombëtare.
Një aspekt i rëndësishëm i bisedës qëndroi në zhvillimet përkatëse në punimet e Asamblesë së Përgjithshme së Kombeve të Bashkuara, një zhvillim ndërkombëtar i çdo vitshëm me pjesëmarrjen e liderëve të shteteve anëtare dhe të njëjtave të ftuara pavarësisht që nuk janë pjesë e organizatës.
Gjatë analizës, Gjinali theksoi që samiti i OKB është mundësia politike që secili prej liderëve përcjell kronologjinë politike të zhvillimeve ndërkombëtare përmes qëndrimeve, shpalosjes së objektivave , konfirmimeve apo kundërshtimeve ndaj ngjarjeve, mesazheve të drejtëpërdrejta apo të tërthorta mbi aleanca, rivalitete apo bashkëpunime, në fillim, vijim apo përfundim të të njëjtave.
Gjinali nënvizoi mungesën e liderëve të rreth shtatëdhjetë shteteve ku nga vendet e Bashkimit Europian spikati mungesa e Kancelarit Gjerman MERZ apo e Kryeministres së Italisë, MELONI. Duke vijuar bisedën, Gjinali theksoi mungesën e efektivitetit politik të OKB, veçanërisht për shkak të instrumentit të VETO-s, një instrument që pamundëson funksionimin politik efektiv dhe vendimmarrës;- një vendimmarrje e nevojshme për të rritur dhe kultivuar autoritetin ndërkombëtar të OKB në zgjidhjen e mundshme të ngërçeve dhe krizave komplekse ndërkombëtare. Duke evokuar fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, GUTIERRES, mbi rigjetjen e besimit mes palëve në OKB, Gjinali nënvizoi që besimi nuk mund të arrihet ndërsa VETOJA shoqëron secilin vendim të OKB duke bjerrur aftësinë vendimmarrëse dhe efekt-përcjellëse të së njëjtës mbi lehtësimin apo ndikimin mbi zgjidhje të mundshme të problematikave globale.
Për më tepër, ky takim i OKB u zhvillua në dritën e zhvillimeve të ngecura mbi proçesin e zgjedhjes së Sekretarit të ri të Përgjithshëm të OKB, një proçes në vendnumëro, me gjasë, një hapësirë e re e shpërfaqjes problematike të një situate të vështirë vendimmarrëse, e njëjta në koherencë me marrëdhënien e vështirë mes palëve, pjesë e Këshillit të Sigurimit dhe përtej.
Në fund, Gjinali vërejti që koha politike dhe ndikimi ndërkombëtar i fuqive në rritje mund dhe duhet të dërgojë në një rishikim të shëndetshëm të organizimit të OKB , kërkesë në përputhje me apelet e herëpashershme të Kryeministrit të Indisë MODI apo Kancelarit Gjerman MERZ; proçesi , patjetër është i ndërlikuar, por nevoja e re për reformë thërret për një zhvendosje nga “VETO-ja” bllokuese në një funksionalitet të ri plural ku balanca e fuqisë nuk është bllokuese, por plotësuese dhe balancuese
Politologu Ardit Gjinali: OKB , peng i vetos. Ka humbur efektivitetin politik
RELATED ARTICLES







