HomeKronikeE tmerrshme në Dibër/ Trupi i një të moshuare gjendet i ndarë...

E tmerrshme në Dibër/ Trupi i një të moshuare gjendet i ndarë në pjesë, familjarët e kërkonin prej 3 muajsh

Advertismentspot_img

Trupi i pajetë i një gruaje rreth 70 vjeçe është gjetur në një zonë të pyllëzuar në Njësinë Administrative Maqellarë, në Bashkinë Dibër. Sipas informacioneve paraprake, e moshuara ishte larguar nga banesa rreth tre muaj më parë dhe që prej asaj kohe nuk ishte bërë e mundur gjetja e saj.

Mësohet se trupi është gjetur i ndarë në disa pjesë, ndërkohë në  vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe Prokurori i Dibrës, Abaz Muça, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse dëmtimet e trupit janë shkaktuar nga kafshë të egra apo nga rrethana të tjera. Ekspertiza mjeko-ligjore, së bashku me hetimet e autoriteteve, pritet të ndihmojë në përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të vdekjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular