Pas titullit marre ne Diber, këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore dibrane, Vera Laçi, është nderuar me titullin “Qytetare Nderi e Bulqizës” për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe promovimin e këngës dhe traditës dibrane. Ceremonia u organizua tw mwrkurwn në Bulqizë me praninë e miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të saj. Moderimi u aktivitetit u drejtua nga Defrim Methasani. Miq dhe artistë si Dritan Jashari dhe Altin Sulku kënduan së bashku në këtë festë kushtuar zërit dhe muzikës së saj.
“Bukur e tha një miku ynë i përbashkët Rahim Spahiu që Vera është aset i gjithë qarkut. Ndaj sot edhe Bashkia Bulqizë Faqja Zyrtare pati kënaqësinë t’i akordojë titullin ‘Qytetare Nderi’ Vera Laci një këngëtare e jashtëzakonshme, besnike e vargjeve, këngës dhe traditës dibrane, që me zërin e saj na ka përfaqësuar dhe nderuar përgjatë gjithë rrugëtimit artistik. Nuk mund të kishte mënyrë më të bukur për ta nderuar një artiste sesa mes këngës dhe njerëzve me të cilët ka ndarë skenën dhe një jetë të tërë artistike. Nen moderimin e Defrim Methasani për këtë ditë të veçantë, shumë miq, kolegë e bashkëpunëtorë të saj erdhën në Bulqizë, Dritan Jashari dhe Altin Sulku kënduan së bashku dhe e kthyen ceremoninë në një festë të bukur të muzikës dibrane, miqësisë dhe mirënjohjes. Ishte një nga ato ditë kur një titull nuk mbetet thjesht një vlerësim institucional, por bëhet një falënderim i përbashkët për një jetë të tërë kushtuar këngës sonë. Mirënjohje Vera, për zërin, këngët dhe dashurinë me të cilën e ke mbajtur gjithmonë Dibrën me vete” – thote kryetarja e Bashkise Fetime Mjeshtri.







