HomeAktualitetALARMI/ Mbrojtja Civile: Reshje me intensitet të lartë sot dhe nesër! 3...

ALARMI/ Mbrojtja Civile: Reshje me intensitet të lartë sot dhe nesër! 3 qarqe rrezik përmbytje

Advertismentspot_img

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dalë me një njoftim zyrtar këtë të enjte, ku ka bërë të ditur se gjatë pasdites së sotme dhe ditën e nesërme pritet të ketë reshje intensive lokale në disa qarqe.

Agjencia ka bërë të ditur se qytetet që do të preken nga reshjen intensive janë kryesisht Shkodra, Lezha, si dhe Durrësi.

Në qarqet Kukës, Dibër dhe Tiranë parashikohen reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë kryesisht me intensitet të dobët deri mesatare

Reshjet, të cilat në shumicën e qarqeve pritet të jenë në formë shtrëngatash, mund të shkaktojnë vërshime të ujit në zonat urbane, përmbytje lokale dhe rrëshqitje të dherave, veçanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet pranë lumenjve, përrenjve dhe zonave të rrezikuara, si dhe të mos kalojnë në rrugë të përmbytura.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular