HomeLifestyle82 vjeç, por duket shumë më e re: Firdevs e “Dashuri e...

82 vjeç, por duket shumë më e re: Firdevs e “Dashuri e Ndaluar” zbulon sekretin e saj

Advertismentspot_img

Edhe pse ka mbushur 82 vjeç, aktorja turke Nebahat Çehre vazhdon të mahnisë me pamjen dhe energjinë e saj. Aktorja e njohur për publikun shqiptar duket se nuk e ka lënë moshën të ndikojë në mënyrën se si jeton dhe kujdeset për veten.

Gjatë një takimi me gazetarët në Bebek, ku foli për projektet dhe angazhimet e saj të fundit, Çehre u pyet se si arrin të ruajë këtë formë dhe vitalitet edhe pas kaq shumë vitesh.

Aktorja e lidhi mirëqenien e saj me një parim të thjeshtë. Të njohësh veten dhe të zgjedhësh atë që të bën mirë.

“Një nga gjërat që e mban një person të shëndetshëm është të dijë se çfarë është e mirë për të. Prej vitesh, unë zgjedh veten dhe gjërat që më bëjnë mirë”, u shpreh ajo.

Megjithatë, duket se Çehre nuk i ka treguar të gjitha. Kur u pyet nëse ka ndonjë sekret tjetër pas pamjes dhe energjisë së saj, ajo la të kuptohet se kujdesi për veten ka edhe disa detaje që preferon t’i mbajë për vete.

“Edhe unë kam sekretet e mia të vogla”, tha aktorja, duke lënë të hapur një pikëpyetje mbi rutinën e saj personale.

Çehre foli gjithashtu për një projekt të ri reklamues, angazhim të cilin nuk e pranon shpesh. Për të, megjithatë, ky projekt nuk ishte thjesht një reklamë, por një mundësi për të ndarë me publikun një eksperiencë që ajo vetë e beson.

“Unë nuk e shoh këtë si një reklamë. Po ndaj përvojën time. Njerëzit më besojnë dhe unë nuk do të ndaja me ta diçka që nuk e besoja vërtet”, deklaroi ajo.

Ajo bëri të ditur se detajet e projektit pritet të publikohen së shpejti. Ndërkohë, Nebahat Çehre vijon të mbetet një nga figurat më të njohura të ekranit turk për publikun shqiptar, veçanërisht për rolet e saj si Valide Sulltani në “Sulejmani i Madhërishëm” dhe Firdevs në “Dashuri e Ndaluar”, dy seriale që janë transmetuar në TV Klan.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular