HomeAktualitetPërplasjet mes policisë dhe studentëve te Ministria e Arsimit, reagon ministri Demo:...

Përplasjet mes policisë dhe studentëve te Ministria e Arsimit, reagon ministri Demo: Dhuna nuk justifikohet! Pjesëmarrësit të ruajnë qetësinë

Advertismentspot_img

Përmes një reagimi, Demo bëri me dije se gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit kanë mbetur të plagosur gjatë kryerjes së detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Ai dënoi dhunën ndaj punonjësve të policisë, duke u shprehur se goditja e një efektivi nuk përbën ushtrim të së drejtës për të protestuar.

Ministri u bëri  gjithashtu thirrje pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë dhe të ulin tensionet.

Ministri Ervin Demo: Gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit mbetën të plagosur ndërsa kryenin detyrën për garantimin e rendit dhe sigurisë. E dënoj pa asnjë rezervë dhunën ndaj tyre. Goditja e një punonjësi policie nuk është ushtrim i së drejtës për të protestuar.

U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë, dhuna nuk justifikohet.

U uroj shërim të shpejtë efektivëve të plagosur. Ata dhe familjet e tyre kanë mbështetjen dhe solidaritetin tim të plotë.

Policia e Shtetit do të vijojë të përmbushë detyrën e saj për garantimin e rendit dhe sigurisë, duke respektuar të drejtën për protestë paqësore dhe duke vepruar me profesionalizëm, përmbajtje dhe në përputhje me ligjin.

Në këto momente, përgjegjësia e secilit është të kontribuojë në uljen e tensioneve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular