HomeAktualitetTensione para Ministrisë së Arsimit/ Prej tre orësh studentët përplasen me policinë,...

Tensione para Ministrisë së Arsimit/ Prej tre orësh studentët përplasen me policinë, përdoret gaz lotsjellës dhe autoboti i ujit

Advertismentspot_img

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë vijojnë prej rreth tre orësh përpara Ministrisë së Arsimit, ku situata është përshkallëzuar pas ndërhyrjes së uniformave blu me gaz lotsjellës dhe autobotin e ujit me presion. Protesta nisi rreth orës 14:00, me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, ndërsa eskaloi me tej në përdorimin e dhunës.

Në fillim, tubimi u zhvillua në mënyrë paqësore, ndërsa më pas situata u tensionua, kur protestuesit hodhën vezë dhe pllaka trotuari drejt godinës së ministrisë, duke thyer xhamat e saj. Gjatë përshkallëzimit të situatës ata dëmtuan edhe kangjellat e trotuarit, dhe arritën të hapnin një prej dyerve metalike të institucionit. Më pas policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, me qëllim shpërndarjen e turmës nga hyrja e godinës.

Megjithatë, protestuesit nuk u larguan nga zona përpara ministrisë. Në tubim iu bashkuan edhe mijëra qytetarë të tjerë, të cilët marshuan nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, duke shtuar numrin e pjesëmarrësve në protestë. Studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, ndërsa përplasjet me policinë vijojnë mes tensioneve të larta.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular