Një episod i veçantë ka ndodhur këtë paradite para kryeministrisë. Para godinës qeveritare janë vendosur disa karrige që ngjajnë si ato që përdoren brenda institucionit.
Mbi ta janë vendosur letra që shkruajnë: Dialog. Ky veprim, me shumë mundësi i punonjësve të kryeministrisë, vjen pas apeleve të shumta të Ramës dhe ministrave që protestuesit të dialogojnë për kërkesat e tyre.
Rama e ka bërë gjithashtu të qartë se me dhunë dhe me këtë mënyrë proteste ai nuk ka ndërmend të negociojë largimin e tij apo kërkesa të tjera të protestuesve.








