HomeLifestyle“Pashë videot në telefonin e tij”, gruaja e Wesleyt zbulon tradhëtitë që...

“Pashë videot në telefonin e tij”, gruaja e Wesleyt zbulon tradhëtitë që tronditën martesën

Advertismentspot_img

Martesa mes mbrojtësit brazilian të Romës, Wesley, dhe bashkëshortes së tij, Amanda Martins, ka përfunduar mes akuzave të rënda për tradhti të përsëritura bashkëshortore.

Përmes disa reagimeve në rrjetet sociale, Martins ka thyer heshtjen duke treguar detaje nga përfundimi i marrëdhënies së tyre, ku pretendon se futbollisti e ka tradhtuar vazhdimisht, përfshirë edhe periudhën e shtatzënisë së saj. Ajo tregoi se kishte gjetur prova konkrete në celularin e bashkëshortit, me foto e video të cilat i kishte ruajtur vetë.

“Pashë gjithçka me sytë e mi. Kishte foto dhe video të atyre takimeve, të cilat i transferova në telefonin tim. E fala dhe bëra gjithçka për të shpëtuar marrëdhënien tonë, por nuk funksionoi. I dhashë shumë mundësi të thoshte të vërtetën, por ai nuk e pranoi kurrë”, deklaroi Martins.

Modelja braziliane rrëfeu gjithashtu se situata i kishte shkaktuar probleme të rënda me ankthin dhe shëndetin emocional. Mbrojtësi i klubit italian deri më tani nuk ka bërë asnjë reagim publik lidhur me akuzat e ngritura nga ish-partnerja e tij.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular