HomeAktualitetTransferimi i Veliajt në burgun e Fierit/ Këshilltarët socialistë, Valteri: Po mbahet...

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit/ Këshilltarët socialistë, Valteri: Po mbahet në kushte të rënda, duhet ndërhyrë! Merkoçi: Duhet të jetë afër Tiranës

Advertismentspot_img

Transferimi i kryebashkiakut Erion Veliaj nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit u bë pjesë e diskutimeve në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku këshilltarë socialistë, si Halit Valteri dhe Aldo Merkoçi kërkuan transparencë dhe dijeni për arsyet e këtij vendimi për kreun e Bashkisë Tiranë.

Këshilltari socialist Halit Valteri shprehu shqetësim për transferimin e papritur dhe për raportimet mbi kushtet e paraburgimit, duke përmendur edhe çështjet e ngritura pas vizitës së Avokatit të Popullit.

Halit Valteri: “Transferimi dhe kushtet e mbajtjes së Veliajt, kërkoj mirëkuptim, ta shtrojmë këtë diskutim në Këshillin Bashkiak. Shqetësim për transferimin e papritur dhe kushtet e rënda në të cilat raportohet se po mbahet në Fier. Shqetësimi edhe më serioz pas vizitës së Avokatit të Popullit, ku janë ngritur çështje që kërkojnë verifikim e ndërhyrje. Veliaj është i paraburgosur, gëzon prezumimin e pafajësisë dhe të drejtat kushtetuese, të drejtat e njeriut. Asnjë masë paraburgimi nuk duhet të shërbejë si justifikim për trajtim çnjerëzor, kufizime të takimeve me familjarë, mbrojtës, apo marrje të kujdesit shëndetësor. Të kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë dhe burgjet arsyet e këtij transferimi, vlerësimin e menjëhershëm të nevojave shëndetësore të zotit Veliaj. Mesa di, ka edhe këmbën në allçi.”

Këshilltari Aldo Merkoçi tha se çështja ka edhe një dimension njerëzor, pasi Veliaj ka familjen në Tiranë, si dhe një dimension institucional, për shkak të funksionit që ai mban në krye të Bashkisë së Tiranës.

Aldo Merkoçi: “Veliaj mbetet kryetar i Tiranës dhe ajo që ndodhi dje nuk është normalitet. Për fajësinë apo jo të tij ka gjykatë. Jam këtu për diçka të thjeshtë e të rëndë. Dje në mëngjes, një qytetar, pas afro 20 muajsh paraburgim, u transferua pa i dhënë asnjë arsye. U vendos në qeli izolimi. Kjo është absurde ligjërisht, nuk ka një akt të shkruar të njoftuar. Pyetja ime është: ku është letra? Njerëzisht, një njeri me familje në Tiranë merret dhe largohet një mëngjes. Nesër mund të jetë kushdo. Institucionalisht, njeriu që u zhvendos dje është një titullar ligjor i Bashkisë së Tiranës.

Qyteti prej 20 muajsh drejtohet pa një kryetar dhe shteti dje e largoi edhe më shumë, duke vështirësuar vendimmarrjen. Politikisht, kur një veprim i pashpjeguar ndërmerret në një situatë të tillë, dyshimi është i pranueshëm për motive politike. Kërkoj transparencë të plotë dhe trajtim njerëzor, që ky këshill të bëjë kërkesë zyrtare Ministrisë së Drejtësisë, Burgjeve dhe Avokatit të Popullit, për të bërë publike arsyet e transferimit dhe verifikimin e kushteve të mbajtjes. Duhet një raport i plotë mbi çfarë i bën ky transferim institucionit tonë.”

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular