HomeKronikeVrasja e 22-vjeçarit Lorik Abazi me thikë në zemër në Londër, dyshohet...

Vrasja e 22-vjeçarit Lorik Abazi me thikë në zemër në Londër, dyshohet se ‘mollë sherri’ u bë e dashura e autorit! I riu mohon akuzat

Advertismentspot_img

Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e 22-vjeçarit Lorik Abazi, i cili humbi jetën në shkurt të këtij viti pas një sulmi me thikë jashtë një qendre bowlingu në jug të Londrës.

Gjatë një seance gjyqësore në gjykatën Old Bailey, prokuroria paraqiti dyshimet mbi motivin e konfliktit që përfundoi me vdekjen e të riut.

Sipas prokurorit Anthony Orchard KC, përplasja dyshohet se nisi pas një komenti që një person nga grupi i Abazit kishte bërë për pamjen e Ines Bernado, të dashurës së të akuzuarit Ellis Anim-Annor.

Ngjarja ndodhi në orët e para të 15 shkurtit, në parkingun e kompleksit tregtar Valley Retail Park, në zonën e Croydon, në jug të Londrës.

Sipas të dhënave të paraqitura në gjykatë, Lorik Abazi kishte kaluar mbrëmjen e Shën Valentinit në qendrën Tenpin Croydon, së bashku me partneren dhe miqtë e tij. Në të njëjtin ambient ndodheshin edhe Ellis Anim-Annor, 29 vjeç, dhe e dashura e tij.

Prokuroria bëri të ditur se brenda qendrës nuk kishte pasur incidente. Të dy grupet u larguan rreth orës 01:00, ndërsa Anim-Annor shkoi në një pikë McDonald’s me shërbim për makinat, pranë zonës.

Sipas akuzës, ai u kthye më pas dhe u përball me grupin e Abazit jashtë qendrës së bowlingut. Prokurori theksoi se motivi i saktë i përplasjes nuk është plotësisht i qartë, por një nga pistat lidhet me komentin e pretenduar për pamjen e Bernados.

“Ekziston një indicie se dikush nga grupi i Lorikut kishte bërë më herët një koment për pamjen e zonjës Bernado”, deklaroi ai, sipas BBC.

Përplasja dyshohet se u kthye në një përleshje fizike, gjatë së cilës Anim-Annor, sipas prokurorisë, ishte pajisur me një thikë dhe e përdori atë për të goditur Abazin në zemër.

Përveç 22-vjeçarit, edhe dy persona të tjerë nga grupi i tij pësuan plagë nga prerjet ose goditjet me thikë.

Shërbimet e emergjencës u njoftuan në orën 01:19. Abazi mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe u transportua në spitalin Croydon University Hospital, ku ndërroi jetë në orën 02:01. Dy të plagosurit e tjerë u dërguan në spitalin St George’s, në zonën e Tooting.

Ellis Anim-Annor, 29 vjeç, i cili akuzohet për vrasjen e Lorik Abazit dhe plagosjen me dashje të një personi tjetër, i mohon akuzat.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular