HomeKulture“Sistemi që hëngri bijtë e vet”, Mevlan Shanaj rendit artistët që u...

“Sistemi që hëngri bijtë e vet”, Mevlan Shanaj rendit artistët që u persekutuan: Nga Stratobërdha, Luarasi, Spahivogli, Petro Marko e Mandi Koçi, dëshmi të një tragjedie historike

Advertismentspot_img

Regjisori Mevlan Shanaj sjell në vëmendje një nga tragjeditë e historisë së artit shqiptar gjatë regjimit komunist, përmes fatit të artistëve dhe intelektualëve që, pavarësisht kontributit dhe angazhimit të tyre, përfunduan viktima të sistemit të cilit dikur i kishin shërbyer ose besuar.

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, Shanaj ndalet te historitë e Viktor Stratobërdhës, Mihal Luarasit, Kujtim Spahivoglit, Petro Markos dhe Mandi Koçit, duke risjellë në vëmendje burgosjet, përndjekjet dhe shkatërrimin e jetëve të tyre, si dhe fatin e familjeve të prekura nga represioni.

Përmes dëshmive historike dhe një shembulli familjar, regjisori përshkruan klimën e frikës dhe pasigurisë së asaj kohe, kur as kontributi në luftë dhe as bindjet politike nuk garantonin mbrojtje nga ndëshkimi i regjimit.

Reagimi i plotë i Mevlan Shanaj:

SISTEMI QË HËNGRI BIJTË E VET

Në historinë e artit shqiptar ka një grup artistësh, pionierë të ekranit dhe të artit skenik, jeta e të cilëve dëshmon se si një sistem, për të cilin kishin luftuar, punuar apo besuar, u kthye kundër vetë bijve të tij.

Viktor Stratobërdha, Mihal Luarasi, Kujtim Spahivogli, Petro Marko dhe Mandi Koçi (MAK) janë emra që, në forma dhe rrethana të ndryshme, përjetuan përplasjen tragjike me regjimin komunist.

Disa prej tyre kishin marrë pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Të tjerë kishin besuar te idealet e komunizmit. Por angazhimi i tyre nuk i mbrojti nga përndjekja, burgimi, përjashtimi apo shkatërrimi i jetës personale dhe profesionale.

Viktor Stratobërdha , Mihal Luarasi, Kujtim Spahivogli, Petro Marko dhe Mandi Koçi përfaqësojnë histori të ndryshme, por me një pikë të përbashkët: përplasjen e artistit me një pushtet që kërkonte t’i nënshtronte krijuesit.

Drama e Mandi Koçit, pionierit të kamerës në filmin shqiptar, është veçanërisht tronditëse. Ish-partizani komunist fotograf i shtabit te përgjithshëm  përfundoi në burg dhe vuajti për vite të gjata, deri në vitet ’80. Pasojat e goditjes së tij prekën edhe familjen, përfshirë bashkëshorten ruse. I moshuar dhe i rrënuar nga vuajtjet, pas daljes nga burgu, ai e mbylli jetën në një azil.

Këto nuk janë thjesht fate individuale. Janë dëshmi të një tragjedie historike, në të cilën sistemi u kthye kundër njerëzve që dikur i kishin shërbyer, duke mos kursyer as kontributin, as talentin, as sakrificat e tyre.

Për Petro Markon , Viktor Stratobërdhën kam publikuar diçka në fb  ndërsa për Spahivoglin dbe Mandi Koçin po shkruaj për të parë nuk di përse  me kaq vonesë.

Jo vetëm për t’i kujtuar si artiste , por edhe për të dëshmuar për njeriun që fshihej pas emrit të tyre.

Sepse historia e artit nuk shkruhet vetëm me veprat që mbeten. Ajo shkruhet edhe me jetët që u ndërprenë, me talentet që u mohuan dhe me plagët që një sistem la pas.

Një sistem që përfundoi duke ngrënë bijtë e vet.

Kam edhe një shëmbull familjar. Një ndër ata që u masakrua nga sistemi ishte i ati i Natashes. Në një natë miku i tij Sotir Andoni, vjen e takon dhe i thotē po iki  do arratisem. Të dy i kishin baballarët në usa. Të dy partizanë. Sotiri do arratisej i pakënaqur nga pozicioni qē kishte në degën e punëve te brendshme në Korçe , i ati i Natashës ishte drejtor në Radio Korça. Sotiri ikën, në kufi e kapën. Pas hetimeve shtërngimeve nxori emrin e Petro Lakos personit që i kishte thënë që do arratisej. E arrestojnë të atin e Natashës ditën që lindi Natasha .Bëri dy vjet burg për mungesë vigjilence përse nuk kishte treguar që Sotir Andoni do arratisej. Ja edhe këta të dy partizanë provuan burgun dhe sigurisht gjithë jeta e privuar nga çdo gjë. Dënimet ishin një zbatim i përsosur i mësimeve të Stalinit. Ata që kishin bërë Revolucionin e Tetorit, kishin luftuar për krijimin e Bashkimit Sovjetik dhe kishin ndihmuar në ngritjen e vetë Stalinit, përfunduan të akuzuar, të burgosur, të internuar ose të pushkatuar prej tij.

Pra e njëjta praktikë, kush kishte pasur pjesëmarrje gjatë luftës njëri pas tjetrit provuan burgun internimin.Ende nuk arrij të kuptoj si funksiononte përzgjedhja apo më mirë ishte  ndonjë sistem roleje apo bingo apo llotarie që shënjohej x person për tu survejuar apo arrestuar, se janë me qindra,raste me dëshmitarë të sajuar për të bërë akuzën.Çdo njeri mund të arrestohej. Nuk kishte njeri të mbrojtur.Ishte një popull i akuzuar dhe një popull i trembur nga pasiguria.Një gjë ishte e sigurtë  njeriu nuk besonte te askush.Askushi kontrollonte gjumin.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular