Bota e atletikës është në zi. Ndërroi jetë në moshënm 34 vjeçare, një prej specialisteve të garave gjysmë të gjata, irlandezja Ciara Mageean, kampione e Evropës në 2024 në disiplinën e 1500 m.
‘Në orën 06:30 të mëngjesit të kësaj të diele, Ciara humbi betejën me kancerin e rrethuar nga të gjithë të dashurit të saj’-ishte njoftimi që u shfaq në profilin e vetë sportistet në rrjetet sociale.
Ciara Mageean e kishte bërë të ditur sëmundjen e saj në korrik të 2025 dhe në autobiografinë e saj ‘My Greatest Race’ ajo kishte treguar jetën e saj.
Në Evropianin e Atletikës që u zhvillua në Romë përpara dy vitesh, irlandezja shënoi suksesin më të madh të karrierës së saj duke kompletuar koleksionin e medaljeve kontinentale pas medaljeve të bronzta të fituara në Amsterdam në 2016 dhe Glasgoë në 2019 dhe asaj të argjendte në Mynih të 2022.







