HomeAktualitet​Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj: Nga beteja me kancerin, te drama...

​Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj: Nga beteja me kancerin, te drama personale e divorcit dhe aksidenti i fundit fatal

Advertismentspot_img

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj, një prej emrave të njohur të avokatisë penaliste në Shqipëri. Ai ishte prej disa ditësh i shtruar në Spitalin e Traumës, ku ndodhej i intubuar, pas dëmtimeve të marra nga një rrëzim në shkallë.

Vishaj ishte rrëzuar në rrethana që ende nuk janë bërë plotësisht të ditura, duke pësuar disa dëmtime. Pavarësisht trajtimit mjekësor, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Në gusht të vitit 2025, avokati kishte treguar publikisht se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, për shkak të së cilës kishte qëndruar për një periudhë në gjendje kome dhe i intubuar, por fatmirësisht kishte arritur të rikuperohej.

Saimir Vishaj ishte një nga avokatët penalistë më të njohur në vend. Ai ka drejtuar Shoqatën e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë, ka qenë anëtar i organeve drejtuese të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, si dhe pedagog në Universitetin “Luarasi”.

Jeta profesionale
Vishaj ushtroi profesionin e avokatit që nga viti 1998. Në periudha të ndryshme, nga viti 2008 deri në vitin 2021, ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Kombëtar të Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë.

Nga viti 2013 deri në vitin 2021 ishte anëtar i Komitetit të Disiplinës së Dhomës së Avokatisë, ndërsa për më shumë se një dekadë, nga viti 2009 deri në vitin 2021, drejtoi Shoqatën e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë. Në vitet 2018–2020 ishte gjithashtu anëtar i Komisionit të Monitorimit të Reformës në Drejtësi, i votuar në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërsa nga viti 2016 deri në vitin 2021, Vishaj punoi si pedagog i brendshëm në Universitetin “Luarasi” në Tiranë.

Sfidat shëndetësore dhe rrëfimi prekës për braktisjen

Jeta e Vishajt është shënuar muajt e fundit nga një sërë ngjarjesh të rënda, që e kanë vënë përballë sprovave të jashtëzakonshme shëndetësore dhe personale.

Disa muaj më parë, ai u përball me një sëmundje të rëndë onkologjike, e cila e çoi në gjendje kritike për jetën. Pas javësh të tëra në koma dhe i intubuar, Vishaj arriti të rikthehej, duke e cilësuar përvojën e tij si një rikthim nga vdekja.

Por, ndërsa kishte arritur të fitonte betejën me sëmundjen, një tjetër goditje e rëndë e priste në jetën familjare. Pas 35 vitesh martesë, bashkëshortja e tij kishte nisur procedurat gjyqësore për divorc.

Lajmin e bëri publik vetë Vishaj përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku nuk e fshehu dhimbjen dhe zhgënjimin për mënyrën se si përfundoi një marrëdhënie prej më shumë se tre dekadash.

Në një rrëfim të mbushur me emocione, ai përshkroi ndjesinë e braktisjes në një nga periudhat më të vështira të jetës:

“Ja pra, kjo është vetmia: që kur të zë një sëmundje, ish-gruaja ikën me vrap duke e lënë në vetmi atë që kishte 35 vjet që bashkëjetonte. Kur ishim mirë, s’kishte vetmi, tashmë vetmia u ul këmbëkryq në shtëpinë time…”

Rrëfimi i tij riktheu në vëmendje një temë të ndjeshme: vetminë që mund të përjetojë njeriu përballë sëmundjeve të rënda dhe rëndësinë e mbështetjes emocionale e familjare në momentet kur jeta vihet në provë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular