Këngëtarja Elsa Lila ka reaguar për ndarjen nga jeta të avokatit Saimir Vishaj. Elsa Lila është mbesa e Vishajt, teksa thotë se nuk e ka menduar kurrë se do të ndante këtë lajm për dajën e saj.
“Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde Daja Saimir! Me hidhërim të thellë ku presim në Funeral Alba 2000 për Përshëndetjen e fundit”, shkruan Elsa Lila.
Vishaj u nda sot nga jeta në moshën 60-vjeçare. Avokati kaloi një sëmundje të rëndë, ndërsa pak ditë më parë u rrëzua në banesë, teksa qëndroi në koma, por nuk mundi të mbijetonte.
Përcjellja e fundit do të bëhet në Funeral Alba 2000.








