HomeKronikeU tha se u vra nga ariu/ Hetimet marrin një tjetër kthesë,...

U tha se u vra nga ariu/ Hetimet marrin një tjetër kthesë, zbulohet identiteti i viktimës në Bulqizë

Advertismentspot_img

Zbulohet identiteti i viktimës që humbi jetën në rrethana misterioze në Bulqizë.

Bëhet fjalë për 62-vjeçarin Urim Fiku, i cili ndërroi jetë pas ngjarjes së rëndë që fillimisht u raportua si sulm nga një ari.

Por, detaje të reja kanë dalë në dritë, pasi Policia po heton edhe pistën e vrasjes. Në trupin e 62-vjeçarit është gjetur një plumb në kraharor, çka ka ngritur dyshimet se ai mund të jetë qëlluar me armë zjarri.

Sipas informacioneve, pas ngjarjes, Fiku ka arritur të largohet nga vendi ku ishte plagosur dhe të afrohet deri pranë banesës së tij. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për të mbijetuar, ai ka ndërruar jetë.

Ngjarja tragjike ka tronditur komunitetin e zonës, ndërsa rrethanat e plota mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga hetimet.

Në kuadër të hetimeve, Policia ka shoqëruar 11 persona për t’i marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Autoritetet po punojnë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur dhe nëse 62-vjeçari është viktimë e një vrasjeje me armë zjarri.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular