HomeKryesoreProgres-Raporti i KE për Shqipërinë, reagon PD: Raporti konfirmon dështimet e qeverisë,...

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, reagon PD: Raporti konfirmon dështimet e qeverisë, cenimin e demokracisë dhe të drejtave të opozitës

Advertismentspot_img

Pas publikimit të Progres-Raportit vjetor të Komisionit Evropian për Shqipërinë, ka reaguar edhe Partia Demokratike.

Në reagimin e saj PD liston disa gjetje që sipas tyre vërtetojnë dështimet e qeverisë.

Reagimi i PD:

Raporti i Komisionit Europian 2026 për Shqipërinë, në mënyrë të përmbledhur:

  1. Evidenton mosfunksionimin demokratik të Parlamentit dhe cenimin e të drejtave kushtetuese të opozitës.
  2. Evidenton se korrupsioni vazhdon të jetë një sfidë reale për Shqipërinë.
  3. Evidenton shkeljen e parimit të barazisë përpara ligjit në çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
  4. Evidenton moszbatimin nga shumica parlamentare të disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
  5. Evidenton nevojën për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, që është urgjentisht e nevojshme, veçanërisht në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.
  6. Evidenton se reforma territoriale dhe administrative në zhvillim, e shoqëruar me një tendencë drejt ricentralizimit, ka krijuar pasiguri për njësitë e vetëqeverisjes vendore.
  7. Evidenton kapjen e shtetit nga partia në pushtet, përmes politizimit të të gjitha emërimeve në institucionet e pavarura kushtetuese dhe ligjore.
  8. Evidenton se Avokati i Popullit u zgjodh vetëm me votat e shumicës qeverisëse, duke thyer traditën e konsoliduar të konsensusit ndërpartiak.
  9. Evidenton që Qeveria ka ndërmarrë nisma ligjore që nuk përputhen me acquis-in e BE-së dhe standardet europiane, përfshirë miratimin e një ndryshimi në ligjin për portet turistike.
  10. Evidenton nevojën për forcimin e integritetit dhe llogaridhënies së Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Të gjitha këto janë arsye për të cilat studentët, të rinjtë, qytetarët shqiptarë, protestojnë prej ditësh e muajsh tashme. Këto problematika nuk i zgjidh dot Edi Rama, që është shkaku i tyre. Prandaj zëri i të rinjve duhet të dëgjohet. Shqipëria ka nevojë për largimin e Edi Ramën, ka nevojë për një qeveri kujdestare që përgatit vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe për plotësimin e kushteve të anëtarësimit në BE.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular