HomePolitikeRama nuk dorëzohet! Sërish thirrje për dialog protestuesve, me tryezën e gurit

Rama nuk dorëzohet! Sërish thirrje për dialog protestuesve, me tryezën e gurit

Advertismentspot_img

Para kryeministrisë është vendosur sërish tryeza prej guri, në të cilën ndodhen dhe letrat ku shkruhet fjala “Dialog”

Ashtu si çdo ditë prej 20 tetorit, kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur dhe sot në thirrjen e tij më dialog, me protestuesit. 

Para kryeministrisë është vendosur sërish tryeza prej guri, në të cilën ndodhen dhe letrat ku shkruhet fjala “Dialog”. Rama ka theksuar edhe më herët se dera për dialog mbetet e hapur për çdo grup që kërkon të paraqesë kërkesat dhe shqetësimet e tij përmes diskutimit.

Prej 31 majit, qytetarë u ngritën në protestë për të kundërshtuar projektet që pritet të zhvillohen në Zvërnec dhe ishullin e Sazanit. Kjo lëvizje u pagëzua me emrin “Revolucioni Flamingo” dhe karakterizohej nga tubime paqësore. Tensionet e para u regjistruan në ditët kur kjo protestë u zhvendos nga Kryeministria, tek godina e Parlamentit, kur zhvilloheshin seancat plenare. Aty ka patur përplasje me policinë, pasi protestuesit gjuanin deputetët me vezë. Përshkallëzimi më i ashpër erdhi më 13 tetor, kur studentët nisën një revoltë të dhunshme. Ata sulmuan biznese private dhe institucione shtetërore, teksa u përplasën fizikisht edhe me policinë. Nga episodet e dhunës u dëmtuan efektivë por edhe shumë protestues

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular