Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, po shqyrton dorëheqjen pas humbjes së Republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit për t’u përgatitur për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.
The Independent, duke cituar burime shton se Rubio nuk e përjashtonte një tërheqje edhe para zgjedhjeve.
“Ka kuptim që ai të largohet nga administrata. Ai është një kandidat potencial për Shtëpinë e Bardhë dhe nuk mund të kandidojë nëse është Sekretar Shteti dhe i lidhur me një administratë që mund të dëmtojë perspektivat e tij”, tha një aleat i Rubios.








