Berat Gjimshiti rikthehet në qendër të vëmendjes në Bergamo, ku merr një vlerësim special për kontributin e tij me fanellën zikaltër.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ishte i ftuar nderi mbrëmjen e sotme në stadiumin “New Balance Arena”, në prag të sfidës që Atalanta po zhvillon ndaj Kairat Almatit në Ligën e Konferencës.
Klubi bergamask i rezervoi një pritje speciale mbrojtësit shqiptar, duke i dhuruar një kornizë me fanellën dhe numrin 334, që përfaqëson ndeshjet e zhvilluara prej tij me fanellën e Atalantës.
Një vlerësim i veçantë erdhi edhe nga tifozët, të cilët shpalosën një baner me mesazhin kuptimplotë: “Duam 11 Gjimshiti”, duke shprehur në këtë mënyrë respektin dhe vlerësimin për mbrojtësin shqiptar.

Një dëshmi se kontributi i Gjimshitit në Bergamo ka lënë gjurmë të rëndësishme, përtej 334 ndeshjeve të luajtura.







