HomeBotaPërplasje për finalen e Botërorit 2030/ Feijoo kërcënon me tërheqjen e Spanjës...

Përplasje për finalen e Botërorit 2030/ Feijoo kërcënon me tërheqjen e Spanjës nga organizimi nëse ndeshja luhet në Marok

Advertismentspot_img

Alberto Núñez Feijóo, lideri i opozitës spanjolle dhe një nga emrat kryesorë në garën për kryeministër, ka paralajmëruar se Spanja mund të tërhiqet nga bashkëorganizimi i Kupës së Botës 2030, nëse finalja e turneut zhvillohet në Marok.

Feijóo insiston se ndeshja vendimtare duhet të luhet në territorin spanjoll, duke e kthyer çështjen e stadiumit pritës në një debat edhe politik mes vendeve organizatore.

Spanja, Maroku dhe Portugalia do të bashkëorganizojnë pjesën kryesore të kampionatit, ndërsa tri ndeshjet hapëse janë planifikuar të zhvillohen në Amerikën e Jugut. Megjithatë, vendimi përfundimtar se ku do të luhet finalja ende nuk është marrë.

Në garë për të pritur ndeshjen më të rëndësishme të turneut janë stadiumi i ri “Hassan II” në Kazablanka, me kapacitet të parashikuar prej 115 mijë spektatorësh, “Santiago Bernabeu” në Madrid dhe “Camp Nou” në Barcelonë.

Gjatë një interviste në emisionin “El Chiringuito”, të transmetuar nga La Sexta, Feijóo deklaroi se finalja duhet të zhvillohet në Spanjë. I pyetur nëse do të mbështeste tërheqjen e vendit nga organizimi i përbashkët në rast se Maroku merr të drejtën për të pritur finalen, ai u përgjigj: “Po”.

Lideri i opozitës argumentoi gjithashtu se Spanja ka një histori të rëndësishme suksesi në futbollin ndërkombëtar, duke iu referuar titujve botërorë të fituar nga kombëtaret e meshkujve dhe femrave.

“Finalja duhet të mbahet aty ku është e drejtë dhe e përshtatshme, aty ku nuk ka asnjë dyshim: në Spanjë”, deklaroi ai, duke shtuar se nëse vendi nuk do të presë finalen, nuk duhet të jetë pjesë e organizimit të turneut.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular