HomeSportE padëgjuar më parë/Jepen 53 kartonë të kuq në një ndeshje! Pasojat...

E padëgjuar më parë/Jepen 53 kartonë të kuq në një ndeshje! Pasojat ishin të menjëhershme…

Advertismentspot_img

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur futbollin brazilian, ku një ndeshje e kampionatit U-20 ka përfunduar me plot 53 kartonë të kuq, pas një sherri masiv mes lojtarëve dhe pjesëtarëve të dy skuadrave. Ngjarja ndodhi të dielën, në gjysmëfinalen e parë të Divizionit të Dytë të kampionatit U-20 të shtetit Minas Gerais, mes Uberlandia dhe Mamore.

Tensionet nisën në minutën e 54-të, kur disa drejtues të Uberlandia hynë në fushë pas përjashtimit të një prej lojtarëve të tyre. Situata u përshkallëzua dhe ndeshja u ndërpre për 40 minuta, përpara se të rifillonte. Megjithatë, gjithçka doli jashtë kontrollit në minutat shtesë. Në minutën e 99-të, Mamore shënoi golin e rezultatit 3-1 dhe festimi i autorit të golit, Davi, u konsiderua provokues nga kundërshtarët. Kjo shkaktoi një përleshje masive mes dy skuadrave.

Sipas raportit të arbitrit Fernando Patrick Drosghic Modesto, në total u ndëshkuan me karton të kuq 43 futbollistë, tetë pjesëtarë të stafit teknik dhe dy drejtues të Uberlandia. Gjithsej 53 përjashtime, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 36 kartonësh të kuq, të regjistruar në Argjentinë në vitin 2011.

Pasojat ishin të menjëhershme. Për shkak të numrit të madh të të përjashtuarve, Mamore nuk kishte më lojtarë të mjaftueshëm për të zhvilluar ndeshjen e kthimit, e planifikuar për 8 nëntor. Për këtë arsye, Uberlandia njoftoi të mërkurën se do të tërhiqej nga gjysmëfinalja e kthimit, duke e cilësuar vendimin si një gjest fair-play dhe duke pranuar kualifikimin e Mamore në finale.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular