Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka reaguar pas kërkesës së bërë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e partisë. Në një intervistë Klosi tha se Veliaj fillimisht duhet të marrë një përgjigje nga organet e drejtësisë, konkretisht nga Prokuroria e Posaçme, nëse mund të marrë leje për të folur në asamble dhe më pas t’i drejtohet partisë.
“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne e kemi kundërshtuar që ditën e parë, për faktin e moslejimit të funksioneve të detyrave si kryetar bashkie në një qytet që e ndjen nevojën e një kryetari në detyrë. Ne e kemi kundërshtuar këtë situatë, kemi bërë përpjekje kundër paraburgimit si masë e parë, sepse jemi keq me paraburgimin, edhe krahasuar më Rusinë jemi më keq për njerëzit e paraburgosur dhe kjo është një situatë absurde. Por nuk është një raport me asamblene, por është një raport me drejtësinë, e kemi cilësuar një nga momentët qe duhet të kemi reflektim. Raporti i kërkesës që ju përmendni është një raport me organet e drejtësisë jo me të partisë. Do ta gjykojmë pasi të jenë organet e drejtësisë që të vendosin. Ato e kanë krijuar këtë ngërç, nuk e kanë krijuar organet e partisë” u shpreh Klosi.







