HomeSportVjen numri 15, Rei Manaj i lë targën Alban Bushit dhe tani...

Vjen numri 15, Rei Manaj i lë targën Alban Bushit dhe tani kërcënon rekordin e Bogdanit

Advertismentspot_img

Goli i shënuar sot nga Rei Manaj në pjesën e parë përballë Bjellorusisë, ka bërë që sulmuesi i Kombëtares shqiptare të shkonte në kuotën e 15 golave me fanellën e kuqezinjve.

Sulmuesi kësisoj është ngjitur në ndeshjen e tij të 51-të si kuqezi, në vendin e dytë në renditjen e të gjitha kohëve sa u përket golashënuesve të Kombëtares shqiptare.

Ai ka lënë pas tashmë Alban Bushin me të cilin ndante këtë pozicion dhe është i vetëm në ndjekje të rekordmenit të historisë kuqezi, Erjon Bogdanit, i cili është ndalur në kuotën e 18 golave.

Viti 2026 ka qenë më i miri në karrierën me Kombëtaren për Manajn, i cili ka shënuar 4 gola, të gjithë në Ligën e Kombeve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular