HomeKronike“O shpirt, o bir!”/ Mbërrin në Policinë e Fierit trupi i pajetë...

“O shpirt, o bir!”/ Mbërrin në Policinë e Fierit trupi i pajetë i shefit të Krimeve të Vlorës, shpërthen në lot e ëma

Advertismentspot_img

Një dhimbje e madhe ka mbuluar familjen, miqtë dhe kolegët e Ermal Lulajt, shefit të Krimeve të Vlorës, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor në autostradën Fier–Vlorë. Trupi i pajetë i efektivit ka mbërritur në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku sot do të zhvillohen homazhet në nderim të tij.

Lulaj ndërroi jetë mbrëmjen e së hënës, pasi automjeti tip “Toyota” me të cilin udhëtonte u përplas me një skrep në lëvizje, në afërsi të Novoselës. Një aksident tragjik që i ndërpreu në mënyrë të papritur jetën një efektivi me vite të tëra shërbimi në Policinë e Shtetit.

Homazhet në nderim të tij do të mbahen sot, nga ora 11:00 deri në 12:00, ku pritet të jenë të pranishëm familjarë, të afërm dhe kolegë, të cilët do t’i japin lamtumirën e fundit. Në ambientet e Policisë Fier ndodhet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Ermal Lulaj kishte ndërtuar një karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit, duke mbajtur disa detyra drejtuese në qarqe të ndryshme. Ai kishte shërbyer edhe si shef i Antidrogës, ndërsa së fundmi drejtonte sektorin e Krimeve në Vlorë.

Pas tij mbeten tre fëmijë, familja që humbi njeriun e dashur dhe kolegët që humbën një bashkëpunëtor. Pas homazheve, trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e qytetit.

Një jetë e ndërprerë në mënyrë tragjike, një familje e zhytur në zi dhe një lamtumirë që askush nuk e kishte menduar kaq të hershme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular