Endri Meksi ka folur për videot që përfliten se janë filmuar në zyrën e Ergys Agasit, i arrestuar në fundin e muajit gusht për aferën e AKSHI-t. Sipas medieve në filmime mes të tjerëve është edhe një prokuror, teksa Meksi ka thënë se 6 prokurorë janë në mbrojtje dhe kjo nuk është klimë e mirë.
Në videot e përfolura mund të ketë përmbajtje seksuale, ndërsa flitet se këto janë shantazhe. Në bisedën në MCN, Meksi thotë se ka shumë persona nga bota e medies që kanë bërë takime me Agasin, por jo të gjithë flasin.
Meksi bëri edhe një paralelizëm me Jensen Huang, ish-shefin e Nvidias i cili u shkarkua dhe pranoi raportet jashtëmartesore, një mes të cilave edhe me një biznesmene kineze, e hetuar nga DASH për spiunazh për Pekinin.
Ergys Agasi doli në përgjime që kishte një raport të ngushtë me kreun e SHISH, Vlora Hyseni, e cila u shkarkua pas hetimit të SPAK.
-Shantazhi është gjithmonë me afera seksuale apo me takime…?
“Po si ta ndajë ai prokurori çfarë bëri me Gysin, hë? Tani, jo për t’u mburrur, por një person e ka sqaruar atë histori në 2026-ën, vetëm unë. Të tjerët nuk flasin. E kanë takuar të gjithë zotin Agasi, nga media ke pafund. Edhe nga media fliten të dashurat e zotit Agasi. Nuk besoj se ndonjë prej tyre ka ndër mend të hyjë të sqarojë këtë histori. Çfarë do të themi tani? Si ta trajtojmë?
E pamë te rasti i zotit Huang që nuk shpjegohet dot dhe nuk sqarohet dot. Departamenti i Drejtësisë del dhe thotë që nuk kemi prova që është zonja spiune. I gjithë tregu e nxjerr për spiune, e gjithë media e nxjerr për spiune. Mbaroi kjo histori. Del dje një dokument tjetër zyrtar i SHBA-së që thotë që kemi që në 2025-ën që, më herët, 2024-ën, që e hetojmë firmën e saj për çështje të trafikut doganor, pra kalimin në doganë të paligjshme të çipeve.
Është shumë e gabuar kur media i jep zë të gjithë këtyre thashethemeve pa një konfirmim zyrtar, sepse i vetmi efekt që krijohet është shantazhi mbi natyrat do thoja unë më të brishta në këtë lojë.
Jo të tërë janë kurajozë, jo të tërë kanë nerva për të duruar pisllëkun, ndotjen që bëhet. Nga ana e shtypit në tërësi, nuk ka rëndësi a është audiovisual apo është rrjete sociale. Në këtë proces ndotje ka njerëz që tërhiqen nga detyrat e tyre, influencohen, dëmtohen”, tha Endri Meksi.







