HomePolitikeKuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër...

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas 14 orësh debatesh

Advertismentspot_img

Kuvendi ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit 2027, pas një seance maratonë prej rreth 14 orësh, të shoqëruar me debate dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.

Projektbuxheti, me vlerë mbi 10 miliardë euro, mori 80 vota pro dhe 25 kundër. Opozita votoi kundër, duke kundërshtuar shpërndarjen e fondeve publike, prioritetet ekonomike dhe ndryshimet e parashikuara në paketën fiskale.

Gjatë diskutimeve, mazhoranca e mbrojti buxhetin duke theksuar rritjen e mbështetjes për pensionistët, bujqësinë, arsimin, shëndetësinë dhe investimet publike.

Ndërsa opozita ngriti shqetësime për mungesën e konsultimit me bizneset, barrën fiskale dhe efektivitetin e shpenzimeve publike.

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas

Në seancë u miratuan edhe ndryshimet në disa ligje të paketës fiskale:

Tatimi mbi të ardhurat: 80 pro, 25 kundër.

TVSH-ja: 80 pro, 24 kundër.

Procedurat tatimore: 80 pro, 24 kundër.

Taksat kombëtare: 79 pro, 24 kundër.

Akcizat: 80 pro, 25 kundër.

Gjatë seancës pati edhe replika të forta mes deputetëve, ndërsa një ndërprerje e energjisë elektrike në sallë u shoqërua me thirrjet e opozitës: “Rama, jep dorëheqjen!”.

Deputeti socialist Erion Braçe kritikoi mosrealizimin e shpenzimeve të planifikuara, duke kërkuar largimin e ministrave që nuk arrijnë të përdorin me efektivitet fondet publike.

Projektbuxheti do të rikthehet në komisionet parlamentare për shqyrtim nen për nen, përpara se të kalojë sërish në Kuvend për votimin përfundimtar.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular