HomePolitikeZgjedhjet 2027/Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS, zbardhet porosia: Mos...

Zgjedhjet 2027/Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS, zbardhet porosia: Mos shkëpusni kontaktet me qytetarët

Advertismentspot_img

Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot më 20 nëntor në një takim ministrat dhe drejtuesit politikë të PS-së në qarqe.

Takimi është zhvilluar në orën 08:00 në ambientet e Kryeministrisë, ku në qendër të diskutimeve ka qenë organizimi i socialistëve për garën e ardhshme elektorale dhe hapat që duhet të ndërmerren në terren.

Rama u ka kërkuar përfaqësuesve të PS-së të shtojnë angazhimin në strukturat partiake dhe të mos shkëputen nga kontaktet me qytetarët, raporton gazetarja e Klan News Greta Bullari.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar forcimit të organizimit në çdo qark, përcaktimit të prioriteteve dhe përfshirjes së strukturave në përgatitjet për zgjedhjet. Në diskutime është përfshirë edhe çështja e Pranisë Besnike.

Kreu i qeverisë ka vënë theksin te nevoja për një komunikim të vazhdueshëm me qytetarët, duke kërkuar që shqetësimet e tyre të dëgjohen dhe të marrin përgjigje përmes angazhimit të përfaqësuesve socialistë. Ministrat dhe drejtuesit politikë pritet të kenë një rol aktiv në këtë proces, përmes koordinimit të punës në qarqe dhe mobilizimit të bazës së partisë.

Ndërkohë, përgatitjet do të vijojnë edhe nesër në Tiranë, ku në orën 11:00 Rama do të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste të kryeqytetit.

Edhe ky takim pritet të përqendrohet te strategjia dhe organizimi për zgjedhjet vendore.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular