HomeSportVIDEO/ Emocionon Florian Marku: Kur fitoja më merrnin në telefon 5 mijë...

VIDEO/ Emocionon Florian Marku: Kur fitoja më merrnin në telefon 5 mijë veta, kur humba më mori vetëm nëna

Advertismentspot_img

Boksieri shqiptar Florian Marku ka ndarë një rrëfim emocional, duke folur për mënyrën se si ndryshon qëndrimi i njerëzve ndaj tij në momentet e suksesit dhe në ato të vështira.

Gjatë një interviste për RTV Dukagjini, Marku ka treguar se pas fitoreve merrte mijëra telefonata dhe urime, ndërsa pas një humbjeje vetëm një person u kujdes ta kontaktonte.

Bëhet fjalë për nënën e tij, e cila ishte e vetmja që e telefonoi në atë moment të vështirë.

“Kur fitoja, më merrnin në telefon 5 mijë veta, kur humba, më mori në telefon vetëm nëna”, u shpreh Marku.

Me këtë deklaratë, boksieri përcolli një mesazh emocional për rëndësinë e njerëzve që qëndrojnë pranë nesh jo vetëm në momentet e suksesit, por sidomos kur përballemi me vështirësi.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular