HomeKronikeSelami dhe Jakup Hasani përcillen sot për në banesën e fundit, policia...

Selami dhe Jakup Hasani përcillen sot për në banesën e fundit, policia shoqëron 16 persona. Mes tyre dhe djalin e Ben Qimes

Advertismentspot_img

Ben Qimja është një person me precedentë të theksuar kriminale, pronar i disa bizneseve e sipërfaqe toke, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge

FIER- Ka shkuar në 2 numri i viktimave nga atentati që ndodhi mëngjesin e djeshëm në lagjen 1 Maji në Fier, ku mbetën të vrarë Selami dhe Jakup Hasani. Ky i fundit ndërroi jetë gjatë natës në spital, pasi kishte marrë 4 plumba, një prej tyre në zonën e nofullës. Xhaxha dhe nip do të përcillen sot për në banesën e fundit, ndërsa familja Hasani ka hapur dyert e mortit, teksa hija e zezë e vrasjeve për gjakmarrje është rikthyer në qytetin e Fierit.

Dyshohet se shkak për vrasjen e dy burrave të familjes Hasani, të jetë bërë hasmëria e vjetër që kanë me Arben Isufajn, i njohur ndryshe si Beni i Qimes ose si “i forti i Fierit”. Ben Qimja është një person me precedentë të theksuar kriminale, pronar i disa bizneseve e sipërfaqe toke, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Aktualisht është në kërkim nga Prokuroria e Beratit i akuzuar për kërcënimin e një gjyqtari.

Pas vrasjes së dyfishtë, Policia e Fierit ka kryer një sërë shoqërimesh, ku në mesin e 16 personave që janë marrë në pyetje, është edhe djali i Ben Qimes, por pa mundur dot që të sigurohen prova që të shkohet në gjurmët e autorëve.

Policia kreu dje kontrolle të imtësishme në Vlorë nën dyshimet se ekzekutorët ishin larguar në drejtim të qytetit bregdetar ndërsa një automjet i djegur u gjet pas atentatit në fshatin Dermenas.

Kush është “Ben Qimja” dhe hasmëria me Selami Hasanin

Gjithçka nisi pas vrasjes së babait të tij, Enver Isufajt në vitin 1994. Kur “Ben Qimja” ishte ende vetëm 19-vjeçar, ai u përfshi në një përplasje me Pirro Koçiun dhe dy kushërinjtë e këtij të fundit, mbiemri i të cilëve ishte Yzeiraj. Këto të fundit konsideroheshin njerëz të afërt të Selami Hasanit.

Pikërisht për të ulur gjakrat e këtij konflikti, ndërhyri edhe babai i “Ben Qimes”, Enver Isufaj, i cili u vra pak më vonë në një bilardo, në zonën e Sheqit të Fierit. Në vrasjen e Isufajt, kishin marrë pjesë Pëllumb Yzeiraj dhe Vladimir Hasani, ky i fundit është vëllai i Sel “Çamit”, personit të vrarë ditën e sotme në Fier.

Kjo ngjarje ndryshoi edhe jetën e “Ben Qimes”, duke u kthyer në nja nga emrat më të spikatur në botën e krimit në Fier, e jo vetëm. Disa vite pas vrasjes së babait të tij Enver Isufaj, në vitin 2002 një tjetër ngjarje tronditi “Ben Qimen”.

Selami Hasani i vrau me armë zjarri nipin Julian Isufaj, i cili udhëtonte me një makinë tip “Fuoristradë”. Në makinë me nipin e “Ben Qimes”, ndodheshin edhe Esat Taze, i cili mbeti i vdekur, ndërsa u plagosën dy persona të tjerë, Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj. Pas kësaj vrasje, “telenovela” e krimit nuk mori fund këtu, teksa më 12 gusht të vitit 2002, mbeti i vrarë në oborrin e një pallati në Tiranë, Pirro Koçiu, personi me të cilin “Ben Qimja” pati edhe konfliktin e parë, që çoi në vrasjen e babait të tij, Enver Isufajt.

Asokohe, dosja u hetua, por pa rezultat, duke detyruar prokurorët që dosja të arkivohej pa autor. Por më vonë, gjurmët e gishtërinjve “tradhtuan” Ben Qimen, pasi ato iu gjetën në një pistoletë “Zastava”, e cila dyshohet se i përkiste pikërisht “të fortit të Fierit”. Kështu, hetimi u rihap dhe Ben Qimja përfundoi pas hekurave si i dyshuar. Aktualisht Arben Isufaj është i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Beratit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular