Deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kanë depozituar gjithsej 28 amendamente në buxhetin e vitit 2024 dhe paketën fiskale. Të gjitha amendamentet synojnë shndërrojnë buxhetin e shtetit nga buxhet për financimin e korrupsionit tek buxheti për financimin e shërbimeve dhe mirëqenies së qytetarëve shqiptarë. Do lexoj shkurtimisht të 28 amendamentet për t’i bërë transparent qytetarëve edhe alternativën dhe vizionin e grupit tonë parlamentar në raport me përdorimin e parave të qytetarëve.
Amendamentet e propozuara nga Grupi Parlamentar i PD-së për buxhetin dhe paketën fiskale përfshijnë:
- Vendosjen e minimumit jetik në masën 20 mijë lekë në muaj.
- Rritjen me 30–50% të pagave për të gjithë administratën publike.
- Uljen në 6% të TVSH-së për ujin.
- Uljen në 6% të TVSH-së për energjinë.
- Pezullimin e pagesave për inceneratorin e Tiranës.
- Dhënien e pagës së 13-të për të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar.
- Trefishimin e fondeve për ish-të përndjekurit politikë.
- Shkurtimin me 20% të shpenzimeve operative të qeverisjes qendrore.
- Rritjen me 30% të pagave në sektorin e shëndetësisë.
- Realizimin e dy projekteve të investimit në infrastrukturën rrugore në qarkun e Beratit.
- Alokimin e 5 miliardë lekëve për kompensimin e prodhuesve, si pasojë e zhvlerësimit të euros.
- Alokimin e 5 miliardë lekëve për fillimin e shlyerjes së detyrimeve të ndërsjella në sektorin e energjisë.
- Rritjen me 50% të transfertës së pakushtëzuar.
- Alokimin e 1 miliard lekëve për përballimin e pasojave të përmbytjeve në Shkodër.
- Alokimin e 1 miliard lekëve për përballimin e pasojave të përmbytjeve në Lezhë.
- Rritjen e pensioneve dhe vendosjen e një bonusi që garanton rritje reale, të drejtë dhe të përhershme.
- Dyfishimin e ndihmës ekonomike.
- Rritjen e financimit për kërkimin shkencor në nivelin 0,1% të PBB-së.
- Rritjen me 30% të pagave në sektorin e arsimit.
- Dyfishimin e fondit për rimbursimin e barnave.
- Rritjen me 1 pikë përqindjeje të PBB-së të buxhetit për arsimin.
- Anulimin e rritjes së TVSH-së në 21%, duke ruajtur normën ekzistuese prej 20%.
- Trefishimin e subvencioneve për sektorin e bujqësisë.
- Pezullimin e pagesave për çdo PPP me financim nga buxheti i shtetit.
- Anulimin e rritjes së taksës vjetore të automjeteve.
- Rritjen me 1 pikë përqindjeje të PBB-së të buxhetit për shëndetësinë.
- Vendosjen e një takse të sheshtë për fitimin dhe pagat, si dhe anulimin e rritjes së taksës mbi dividendin.
- Ndërprerjen e plotë të financimit të koncesionit të laboratorëve.









