HomePolitike"Duam më shumë Evropë këtu"/ Tabaku i drejtohet Marta Kos: Duam mbështetje...

“Duam më shumë Evropë këtu”/ Tabaku i drejtohet Marta Kos: Duam mbështetje për zgjedhje me kushte të barabarta

Advertismentspot_img

Deputetja Jorida Tabaku ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Këhsillit të Integrimit, ku e pranishme ishte dhe kryetarja e Komisionit Europian, Marta Kos. 

Gjatë fjalës së saj, Tabaku e vendosi theksin tek zgjedhjet në kushte të barabarta dhe konkurrencë të lirë për biznesin ,teksa i kërkoi komisioneres Kos garanci për këtë. Deputetja e PD-së kërkoi që rregullat zgjedhore dhe ndarja territoriale të mos ndryshohen njëanshmërisht, që shteti të mos përdoret për fushatë dhe që fondet e pasuritë publike të mos jepen pa garë.  

Tabaku tha se anëtarësimi në BE mbetet përparësi e PD-së dhe kërkoi që zbatimi i reformave të vlerësohet në praktikë. Ajo i kërkoi Komisionit Europian t’ia përcjellë qeverisë shqetësimet e protestuesve dhe njoftoi se protesta e radhës do të mbahet më 28 nëntor, në Ditën e Flamurit. 

“Ju sot po vini në Tiranë në një moment të veçantë për Shqipërinë. Prej 170 ditësh ka një protestë jashtë, të cilët tashmë i janë bashkuar edhe studentët. Protestat po kërkojnë më shumë Evropë, institucione të forta, luftë ndaj korrupsionit, sundimin e ligjit. Miratimi i ligjeve pa konsultim nuk sjell ndryshimin që shqiptarët po presin dhe atë ndryshim që e kërkon me të vërtetë procesi i integrimit. Pas çdo palë zgjedhjeve kemi pasur më pak Evropë, më shumë largime të shqiptarëve, më pak shtet të së drejtës dhe më shumë mbrojtje politike të korrupsionit. Shqetësimi ynë dhe i shqiptarëve është se procesi i integrimit nuk duhet të përdoret për fasadë”, u shpreh Tabaku

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular